MË FUND PAK QETËSI/ Angelina Jolie feston pranë fëmijëve – AlpeGossip
MË FUND PAK QETËSI/ Angelina Jolie feston pranë fëmijëve

MË FUND PAK QETËSI/ Angelina Jolie feston pranë fëmijëve

Angelina është parë duke bërë pazar në minutat e fundit me fëmijët e saj, një ditë para Krishtlindjeve në ‘Los Angeles’. Ata kanë qenë të gjithë të veshur thjeshtë dhe dukeshin shumë mirë pranë njeri tjetrit. Duket se marrëdhënia e Angelina-s me fëmijët e saj është shumë e fortë pavarësisht ndarjes nga Brad Pitt.

 

Pas divorcit të bujshëm ata vendosën një marrëveshje për kohën e kujdestarisë, për 6 fëmijët e tyre pas një periudhe shumë të gjatë.

Thuhet se Brad i lejohet të kalojë më pak se 50% të kohës me ta, por pritet që kjo përqindje e kohës të ndahet në mënyrë të barabartë midis tij dhe ish-bashkëshortes së tij. Beteja e tyre e divorcit vazhdon akoma, por tashmë situata midis tyre duket më e qetë se më parë./