PARTNERJA E RE? 3 vjet pas ndarjes, Pirro Çako fotografohet pranë një bjondeje simpatike – AlpeGossip
PARTNERJA E RE? 3 vjet pas ndarjes, Pirro Çako fotografohet pranë një bjondeje simpatike

PARTNERJA E RE? 3 vjet pas ndarjes, Pirro Çako fotografohet pranë një bjondeje simpatike

3 vite më parë Pirro Çako u nda nga partnerja e tij prej 6 vitesh, Sisilia Ujka. Çifti e bëri publike lidhjen në fund të vitit 2011, duke u shfaqur në publik gjithnjë në krah të njëri-tjetrit, pavarësisht se u përfol shpesh për diferencën 27-vjeçare të moshës.

Prej atëherë, kompozitori i njohur është treguar i rezervuar për jetën e tij private, të paktën deri më sot.

Ai është fotografuar në një lokal në Tiranë, me një femër simpatike bjonde. Ka qenë revista “Story”, e cila ka siguruar disa foto të këngëtarit gjatë kësaj kohe.

Nuk dihet ende nëse kompozitori është në një lidhje me vajzën që e ka shoqëruar, apo bëhet fjalë për një mikeshë me të cilë po pi thjesht një kafe.

Jo më kot miku i tij Ermal Mamaqi ka deklaruar dikur se Pirro “ka 10 vjet që pi kafe te Blloku vetëm me goca të reja”.