E THËRRET GJYSHE/ Ish-banori i Big Brother ka jetuar me nënën dhe gruan e parë të babait – AlpeGossip
E THËRRET GJYSHE/ Ish-banori i Big Brother ka jetuar me nënën dhe gruan e parë të babait

E THËRRET GJYSHE/ Ish-banori i Big Brother ka jetuar me nënën dhe gruan e parë të babait

Ish-banori i njohur i Big Brother, Vesel Kurtishaj, ka folur për jetën e tij private dhe familjen.

I ftuar në emisionin Rudina, pas një periudhe të gjatë larg mediave, Veseli tregoi historinë e veçantë të familjes së tij.

Babai i ka lënë Veselin në moshën 7-vjeçare pasi ndërroi jetë dhe ai ka jetuar me të ëmën dhe gruan e parë të babait, të cilën e thërret gjyshe.

“Babai im më ka lënë në moshën 7-vjeçare pasi ndërroi jetë. Unë kam jetuar me dy femrat më të rëndësishme të jetës sime, nënën time dhe gruan e parë të tim ati. Këtë të fundit e kam quajtur gjithmonë gjyshe dhe si të tillë e kam njohur sepse më ka dhuruar shumë dashuri gjithmonë. Shpesh na thotë që e kemi bërë të lumtur.

“Mami im është shumë e re, është në mos gaboj 8 apo 9 vite më e re se vajza që ka pasur babai im me gruan e parë. Ne jemi shumë të lumtur, nëna ime dhe gjyshja më kanë mbështetur gjithë jetën time dhe jeta me to është më e lehtë”, rrëfen Veseli.

Veseli rrëfeu se aktualisht është fokusuar te karriera dhe se sa i përket statusit të tij, mbetet ende beqar.