“SA E KE HUNDËN MOS KURSE BËJE”/ Moderatorja shqiptare i kthehet keq fansit: Sygjerimet… – AlpeGossip
“SA E KE HUNDËN MOS KURSE BËJE”/ Moderatorja shqiptare i kthehet keq  fansit: Sygjerimet…

“SA E KE HUNDËN MOS KURSE BËJE”/ Moderatorja shqiptare i kthehet keq fansit: Sygjerimet…

Leila Kraja ndonëse është një moderatore e re në ekranin shqiptar ka tërhequr vëmendjen që në daljen e saj të parë dhe u bë shumë  e njohur pas pjesëmarrjes në ‘Dance with me’, ku kërceu përkrahë këngëtarit Robert Berisha.

Shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, moderatorja ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj dhe fotot ku tregon format trupore. Mirëpo, si gjithë personazhet e njohur edhe Lei merr mesazhe negative nga fansat e saj.

Së fundmi, njëri prej tyre i ka kërkuar asaj që të bëj hundën pasi sipas tij ajo e ka të madhe, por përgjigja e saj e ka lënë me gisht në gojë.

“Sa e ke hundën, zot më fal që po ta them, po mos e kurse bëje” , i shkruan fansi në privat.

“Kur të japin mend edhe profilet fallco. Faleminderit për sugjerimet por jo nuk do bëj ope.rac.ione plastike. Jam shumë e kënaqur me këto çfarë Zoti më ka dhuruar”, ja ka kthyer Lei duke i mbyllur gojën.