“A DO MË MËSOSH, 1 ORË…”/ Nisin flirtimet e para mes Valonit dhe Beniadës – AlpeGossip
“A DO MË MËSOSH, 1 ORË…”/ Nisin flirtimet e para mes Valonit dhe Beniadës

“A DO MË MËSOSH, 1 ORË…”/ Nisin flirtimet e para mes Valonit dhe Beniadës

Spektakli i mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP” ka pasur shumë të papritura, nga ato të bukurat e deri te ato që të lënë pa fjalë.

Por jo vetëm kaq, pasi mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka hyrë edhe një banor i ri. Ai është këngëtari i njohur, Valon Shehu, i cili në klipin e tij prezantues u shpreh se vajza që i ka “pëlqyer nga ana e trupit, fizikut është Beniada”. Sipas tij, ajo është vajza më seksi aty.

E duket se pas përfundimit të spektaklit shumë të gjatë, kanë nisur edhe flirtimet e para mes dy banorëve. Teksa Beniada i flet italisht, Valoni shprehet se nuk e kupton atë gjuhë.

Biseda mes banorëve:

Valoni: Duhet me mësuar italisht, a do më mësosh, 1 orë në ditë italisht

Iliri: Vërtet nuk e di?

Valoni: Jo se di

Semi: Valon këndoje një këngë se nuk të ka dëgjuar Beniada