Situata e rënduar psikologjike e këngëtares Filloreta Raçi dhe ngjarja e pakëndshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip ka sjellë mjaft reagime në rrjet.
Ka qenë motra e Fifit, Edona, e cila shkruan në një postim në “Instastory” se këngëtarja është njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe se sinqeriteti i saj po keqpërdoret.
“Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë”, shkruan ajo ndër të tjera.
Kujtojmë se kjo ngjarje e rëndë ka ardhur pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku dhe papritur u rrëzua në tokë. Balina i tha Fifit të mos ndërhyjë mes Sarës dhe Pajtimit dhe se gjithë këtë po e bën për vëmendje./Gazeta Shqip