KIARA TITO NA I THOTË TË GJITHA/ Nga rikthimi në ekran tek nuse në Kosovë: Së shpejti… (FOTOT) – AlpeGossip
KIARA TITO NA I THOTË TË GJITHA/ Nga rikthimi në ekran tek nuse në Kosovë: Së shpejti… (FOTOT)

KIARA TITO NA I THOTË TË GJITHA/ Nga rikthimi në ekran tek nuse në Kosovë: Së shpejti… (FOTOT)

Mbrëmjen e kaluar, Kiara Tito ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndryshme të ndjekësve në llogarinë e saj, duke zbuluar pak nga planet e së ardhmes.

Moderatorja i është përgjigjur pyetjes se kur do të rikthehet në ekran me këto fjalë: “Së shpejti do të vij me dy programe të reja. Po punohet çdo ditë për realizimin e tyre. 1 spektakël mode dhe një reality show”.

Sakaq Kiara nuk i ka shpëtuar as pyetjes nëse do të kishte shkuar nuse në Prishtinë në të ardhmen, duke ngacmuar jo pak ndjekësit me përgjigjen e saj.

“Pse jo? Çfarë ka Prishtina?”, ka shkruar Tito shoqëruar me të qeshura.

Tito ka qenë e përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin Butrint Imeri (për shkak të origjinës së Butrintit?!) histori kjo që muajt e fundit moderatorja vendosi ta injorojë plotësisht.