“KUR DO MARTOHESH”? Ja si i përgjigjet pyetjes Fjoralba Ponari: Unë me atë timen… – AlpeGossip
“KUR DO MARTOHESH”? Ja si i përgjigjet pyetjes Fjoralba Ponari: Unë me atë timen…

“KUR DO MARTOHESH”? Ja si i përgjigjet pyetjes Fjoralba Ponari: Unë me atë timen…

Kohët e fundit Fjoralba Ponari ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos pasi u zbulua identiteti i të dashurit të saj.

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me të por pa na zbuluar identitetin, e më pas mediat raportonin se fatlumi quhet Françesko. Në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e tij, si dhe u bë e ditur se Françesko është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software. (Lexo këtu)

“Unë me atë timen ia kam ruajtur identitetin. Nuk e kam mbajtur sekret edhe në intervistat që kam dhënë… Shikoni gjë aty, përveç fytyrës sime. T’ia përmend emrin tani, Françesko, se portalet i kanë bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë…por thjesht nuk është personazh publik.”- u shpreh më herët Fjoralba gjatë një interviste.

Gjërat mes çiftit duken serioze dhe moderatorja nuk na i ka kursyer disa momente të ëmbla me partnerin në rrjete sociale.

Por kur mendojnë të hedhin një hap më serioz në lidhje?

Fjoralba s’ka mundur t’i shpëtojë kësaj pyetjeje nga ndjekësit në InstaStory.

“Kur do martohesh moj Fjoralba?”- i shkruan një ndjekës të cilit ajo ia kthen me humor:

“Pse po më  mban mbi shpinë ti, apo me të ngrënë me të pirë që qenke mërzitur? Ka halle më të mëdhaja se martesa jeta!”- përgjigjet Fjoralba, duke lënë të kuptohet se martesa nuk është në planet e saj afatshkurtra.