Si të eleminojmë djegiet e lëkurës në kushte shtëpie – AlpeGossip
Si të eleminojmë djegiet e lëkurës në kushte shtëpie

Si të eleminojmë djegiet e lëkurës në kushte shtëpie

Djegia e diellit është dhe problem më shqetësues këto ditë. Ekzistojnë metoda të ndryshme natyrale që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve nga diegiet e diellit, shkruan VP.

Më poshtë do të lexoni disa nga metodat që ju vijnë në ndihmë të eleminimit të diegieve në kushte shtëpie:

Qumësht

Proteinat e qumështit janë jashtëzakonisht qetësuese për djegiet e çdo lloji. Përzieni një pjesë të qumështit me ujë dhe një grusht kubash akulli. Thithni lëngun me një fasho të pastër dhe mbajeni në zonën e djegur për 15-20 minuta.

Kos

Vendoseni në lëkurë dhe shpërlajeni. Nëse është e nevojshme aplikojeni disa herë.

Çaj

Zieni pak çaj dhe lëreni të ftohet. Kur të jetë ftohur, lyeni një fasho me çaj dhe aplikojeni në lëkurë.

Tërshërë

Vëndosni tërshërë në ujë dhe me anë të një fashoje lyeni sipërfaqen e djegur.

Uthull

Bëni dush dhe ndërkohë derdhni rreth gjysmë shisheje me uthull molle në zonën e djegur.

Perime të ngrira

Merrni një qese me bizele të ngrira dhe mbajeni ku jeni djegur.

Domate

Shtypini domatet përmes një site për të mbledhur lëngun, pastaj thithni lëngun me një fasho të pastër dhe aplikojeni ku jeni djegur.