TRUK I THJESHTË/ Ja si mund t'i zgjeroni këpucët e ngushta për 10 minuta - AlpeGossip
TRUK I THJESHTË/ Ja si mund t’i zgjeroni këpucët e ngushta për 10 minuta

TRUK I THJESHTË/ Ja si mund t’i zgjeroni këpucët e ngushta për 10 minuta

Keni blerë këpucë të mrekullueshme, mirëpo nuk mund t’i vishni sepse ju shkaktojnë dhembje?

Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë se si t’i zgjeroni mjaftueshëm që të bëhen të përshtatshme për tu veshur dhe të mos ju krijojnë kallo.

E gjitha që ju nevojitet janë një palë çorape të trasha dhe disa palë të holla, dhe tharësja e flokëve.

Mbathni çorapet,  fusni sa më shumë këmbët në këpucët shumë të ngushta, ndërkaq pjesën e cila ju krijon dhembje ngroheni me ajër të nxehtë.

Ndërkohë që bëni këtë, kohë pas kohe shtrini shputat derisa të mos ftohen krejtësisht.

Hiqni çorapet dhe kontrolloni rezultatin.

Nëse këpucët ende diku janë të ngushta, përsëriteni procedurën. Nëse është fjala për këpucët e lëkurës të cilat dëshironi t’i zgjeroni, në fund lyjini me krem.