Alarmohet familja mbretërore! Princ Harry dhe Meghan Markle marrin një zarf kërcënues, ja çfarë përmbante ai – AlpeGossip
Alarmohet familja mbretërore! Princ Harry dhe Meghan Markle marrin një zarf kërcënues, ja çfarë përmbante ai

Alarmohet familja mbretërore! Princ Harry dhe Meghan Markle marrin një zarf kërcënues, ja çfarë përmbante ai

Një zarf i cili kishte brenda pluhur të bardhë u dërgua në pallatin mbretëror në adresë të Princ Harry dhe të fejuarës së tij, Meghan Markle, duke shpërndarë kështu frikën për një sulm terrorist. Detektivët kundër terrorizmit filluan menjëherë investigimin pasi letra mbërriti në pallat.

Specialistët kontrolluan të gjithë lëndën e gjetur në zarf, por u zbulua se ajo nuk ishte e dëmshme. Të gjithë masat e ndërmarra në pallatin mbretëror bën që letra të mos arrinte në duart e çiftit, edhe pse ata u njoftuan për ngjarjen. Alarmi u shtua edhe më shumë kur u zbulua se gruaja e djalit të Donald Trump, Vanessa, disa ditë më parë u dërgua në spital, pasi kishte hapur një zarf që brenda kishte të njëjtin pluhur të bardhë si ai i Princit dhe Meghan Markle.

Ndërkohë zyra e shtypit pranë Princit Harry ka refuzuar të komentojë. “Policia është duke hetuar, pasi një pako me një substancë u dërgua në Pallatin St. James të hënën, më 12 shkurt”,- tha policia në një deklaratë.

“Substanca, pas analizave të kryera, rezultoi e parrezikshme. Po hetohet gjithashtu edhe për një pretendim në lidhje me disa mesazhe dashakeqëse në të njëjtën pako”,- thuhej në deklaratë.