PARTNERI JUAJ NUK DËSHIRON TË BËNI S*KS? Ja disa nga arsyet përse ju refuzon në shtrat – AlpeGossip
PARTNERI JUAJ NUK DËSHIRON TË BËNI S*KS? Ja disa nga arsyet përse ju refuzon në shtrat

PARTNERI JUAJ NUK DËSHIRON TË BËNI S*KS? Ja disa nga arsyet përse ju refuzon në shtrat

Refuzoheni vazhdimisht nga partneri juaj dhe mendoni se arsyeja e vetme është se ai nuk dëshiron të jetë më me ju?

Problemi është më kompleks dhe “përgjigja” mund të jetë në psikologjinë e mashkullit.

Arsyet e mëposhtme pas refuzimit të tij për të bërë seks i japin përgjigje dilemave tuaja.

Testosteron i ulët

Një nga arsyet kryesore që një mashkull humbet dëshirën për seks është ulja e testosteronit.

Ndoshta ndryshimi në sjelljen seksuale të partnerit do të thotë se ka ardhur koha për t’iu drejtuar një specialisti, pasi mungesa e hormonit mashkullor është shpesh për shkak të problemeve shëndetësore.

Ka humbur tërheqjen seksuale

Para se të filloni të fajësoni veten për pamjen tuaj, merrni parasysh faktin se tërheqja, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata, është një ndjenjë komplekse. Ajo një përzierje e kënaqësisë vizuale dhe kimisë seksuale e shoqëruar me ndjenja dhe mendime për marrëdhënien, kontaktin, komunikimin dhe respektin reciprok.

Ankthi për performancën

Shumë meshkuj kanë frikë për performanën e tyre seksuale dhe kjo i bën jo aktivë në shtrat.

Marrëdhëniet paralele

Ka shumë arsye që partneri të hyjë në një lidhje paralele dhe zhgënjimi me jetën seksuale në marrëdhënien “zyrtare” është vetëm njëra prej tyre.

Çiftet që përjetojnë një situatë të tillë duhet të diskutojnë me njëri-tjetrin për të zbuluar se çfarë e ka çuar në tradhti dhe si mund të zgjidhet dhe nëse marrin një vendim, t’i drejtohen një këshilltari specialist.