THONË QË JANË NDARË/ Kjo VIDEO e Loredanës dhe Mozzik në qendrën tregëtare në Gjermani flet ndryshe – AlpeGossip
THONË QË JANË NDARË/ Kjo VIDEO e Loredanës dhe Mozzik në qendrën tregëtare në Gjermani flet ndryshe

THONË QË JANË NDARË/ Kjo VIDEO e Loredanës dhe Mozzik në qendrën tregëtare në Gjermani flet ndryshe

Ende nuk i dimë arsyet pse Loredana dhe Mozzik i dhanë papritur fund marrëdhënies së tyre, për të vazhduar jetët të ndara, mirëpo diçka s’na e luan topi: Ata janë drejt rrugës për t’u rikthyer!

Megjithëse nuk ndiqen në Instagram, vetëm dy ditë më parë “Iconstyle.al” vuri re se dyshja ndiqej në TikTok dhe follow-i mes tyre ka ndodhur kohë pas ndarjes!

Gjithashtu, ata takojnë shpesh për shkak të vogëlushes Hana, e cila i ka mbajtur ende të lidhur prindërit e saj.

Ok, e kuptojmë që mund të ndodhen në të njëjtin ambient për shkak të të voglës, por ç’bëjnë Loredana dhe Mozzik së bashku për shopping, pa Hanën me vete?

Kjo video që po qarkullon në rrjet ka çmendur fansat e dyshes, të cilët besojnë se Lori dhe Mozzik janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Në momentin e filmuar, çifti shfaqet në një dyqan në Stuttgart të Gjermanisë, shumë pranë njëri-tjetrit dhe pamjet s’kanë nevojë për shumë koment!

Videoja është filmuar ditën e djeshme, pra në datën 25 të muajit shtator dhe llogaritë bëjini vetë.

Ky mund të jetë një fillim i ri për çiftin, pasi Loredana zgjidhi problemet me zonjën Petra dhe u rikthye më fuqishëm se kurrë me një album!

Ndërkohë edhe Mozzik është në kulmin e suksesit të tij dhe të themi të vërtetën, na kanë munguar hitet e tyre bashkëpunim!