Këngëtarja Ariana Grande,pas ndarjes tragjike nga jeta të ish-të dashurit Mac Miller, ka gjetur ngushëllim tek kafshët. Këngëtarja e hitit “No Tears Left to Cry” publikoi dy video dhe një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqej duke përkëdhelur një derrkuc të vockël.
Anëtari më i ri i familjes po pushon në krahët e mamit të re në njërën nga fotot, ndërsa në tjetrën po merr një sy gjumë mbi trupin e të dashurit të Arianës, Pete Davidson.
Mesa duket, çifti ka vendosur të adoptojë një kafshë dhe të kujdesen së bashku për të.
Së fundmi, postimet e Grandes në rrjetet sociale kanë qënë tejet emocionale! Të premten, ajo publikoi një video të ish-të dashurit Mac Miller, i cili humbi jetën nga mbidoza e drogës. Në video, shfaqet Miller dhe Grande duke buzëqeshur gjatë një darke mes tyre.







![Pasi u kap ‘mat’ me Butrintin, Kiara Tito bën këtë veprim. Flet edhe i ati i këngëtarit për këtë ‘romancë’ [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/01/kiarabutibabi-400x227.png)







