NË HAPAT E TË ATIT/ Vajza e këngëtarit të famshëm shqiptar konkurron në “The Voice Kids” – AlpeGossip
NË HAPAT E TË ATIT/ Vajza e këngëtarit të famshëm shqiptar konkurron në “The Voice Kids”

NË HAPAT E TË ATIT/ Vajza e këngëtarit të famshëm shqiptar konkurron në “The Voice Kids”

Një tjetër surprizë ishte rezervuar mbrëmjen e sotshme në talent show-n “The Voice Kids”.

E bija e këngëtarit të famshëm nga Struga Selami Kolonja, Maisela, ka qenë një nga konkurrentët për t’u shpallur zëri më i mirë mes fëmijëve shqiptarë.

Në një intervistë në prapaskenë, artisti i cili i mungon skenës prej një kohe të gjatë, u shpreh se nuk ishte ekzaktësisht dëshira e tij që e bija të merrej me muzikë.

“Unë nuk doja që ajo të merrej me muzikë, sepse nuk është dhe aq e thjeshtë…” – u shpreh Kolonja, megjithatë më tej pohoi se përfundimisht i kishte lënë rrugë të lirë të bijës që të ndiqte ëndrrën e saj.

Mbështetjen e familjes e konfirmoi dhe vetë vogëlushja: “Familja më ndihmon shumë me pjesën e muzikës!”

Ndërkohë, nga reagimi në sallë, kënga e Maiselës u pëlqye shumë dhe ajo që shtypi pulsantin ishte këngëtarja Miriam Cani.

Megjithatë, Maisela nuk është e vetmja konkurrente fëmijë e një artisti.

Për ata që e humbën, në puntatën e kaluar ishte djali i Fitnete Tudës, këngëtares dhe gazetares së mirënjohur shqiptare nga Struga.

Djali i saj, Doni, i mbushi të gjithë plot emocione teksa këndoi këngën e nënës së tij: “Shi bie në Tiranë!”