ENEDA TARIFA RIKTHEHET NË “TOP CHANNEL”/ Ja spektakli ku do e shohim (FOTO) – AlpeGossip
ENEDA TARIFA RIKTHEHET NË “TOP CHANNEL”/ Ja spektakli ku do e shohim (FOTO)

ENEDA TARIFA RIKTHEHET NË “TOP CHANNEL”/ Ja spektakli ku do e shohim (FOTO)

Për gjashtë vite me radhë, Eneda Tarifa u shfaq në ekranin e ‘Top Channel’ si moderatore e spektaklit të humorit ‘Portokalli’. Dy vite më parë ajo u largua përfundimisht nga ‘Portokallia’ për të vazhduar karrierën si këngëtare. Megjithatë duket se pasionin për moderimin nuk e ka lënë pas. Ditën e sotme në emisionin “Voilà” është zbuluar se Eneda do t’i rikthehet moderimit në ‘show’-n që pritet të nisë së shpejti, “Top Talent”. Duket se pas suksesit që pati në “Portokalli”, “Top Channel” i ka besuar këngëtares simpatike prezantimin e këtij emisioni të rëndësishëm.

Në “Top Talent” do të shohim Enedën në një dimension tjetër dhe shumë afër secilit prej konkurrentëve që do të jenë pjesë e ‘show’-t. Mësohet se këngëtarja ka nisur prej disa javësh punën së bashku me stafin.