Duket si kukull në FOTO, por pa make-up vajza e Sabianit nuk njihet fare – AlpeGossip
Duket si kukull në FOTO, por pa make-up vajza e Sabianit nuk njihet fare

Duket si kukull në FOTO, por pa make-up vajza e Sabianit nuk njihet fare

Vajza e këngëtarit shqiptar Sabiani, ka marr prej kohësh vëmendjen e mediave për shkak të pamjes së saj fizike. Keisi është shumë aktive në rrjetet sociale dhe publikon çdo ditë momente nga jeta e saj e përditshme, ku përherë shihet e kuruar deri në detaj. Ajo është përfolur gjatë në media pasi thuhet se shumë shpejt do ti hyjë industrisë së muzikës.

Përveç kësaj Keisi shpesh provokon edhe me fotot e ndryshme që publikon në rrjetet sociale, ku dhe ndiqet nga shumë njerëz.

Mirëpo ditën e sotme ajo i ka befasuar fansat teksa ka bërë një postim në instastory, ku si rrallë herë shfaqet pa pikë grimi në fytyrën e saj. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë, Keisi ka zgjedhur që sot të bëjë një përjashtim.

Në foto ajo shihet pa make-up në fytyrë dhe me flokët e çrregullt dhe përmbi foto ajo ka shkruar: ‘Fresh’, duke treguar se ndihet shumë mirë me këtë pamje.