Delinda Zhupa, aktorja simpatike e “Portokalli” e cila foli për eksperiencën e saj 4 vjeçare në spektaklin e famshëm të humorit por edhe jetën personale.
E ftuar sot në studion e emisionit “Rreze Dielli” ishte Delinda Zhupa, aktorja simpatike e “Portokalli” e cila foli për eksperiencën e saj 4 vjeçare në spektaklin e famshëm të humorit por edhe jetën personale. E pyetur se si është njohur me njeriun e jetës, skenografin Eldo Disha, aktorja tregoi se takimin e parë e kishin patur kur ajo luante në një shfaqje në teatër rolin e një plake 70 vjeçare.
Me Eldon jemi njohur në shfaqje teatrore ku ai bënte skenën dhe kostumet. Ai nuk është pjesë e televizionit, por skenograf ndërsa ka mbaruar masterin për skulpturë monumentale. Ka marrë një formim të përgjithshëm që i përshtatet karakterit të tij. Jemi njohur në një shfaqje dhe më bëri habi sepse unë kisha rolin e një plake që vuante nga skleroza. Isha rreth të 70-ave, shumë e pudrosur.
Pastaj ndodhi një tjetër projekt me Eldon, pastaj bëmë nja dy turne nëpër shfaqje dhe ja ku jemi sot. Por më bënte përshtypje se thosha-si ka mundësi. Madje ne kemi qënë në një Akademi dhe unë nuk e dija që ai studionte aty. Nuk e njihja, nuk e kisha vënë re.
Ndërkaq Zhupa rrëfeu edhe dëshirën për një ceremoni martesore me bashkëshortin të cilën nuk kishin mundur ta bënin dot përpara për shkak të rrethanave.
Nuk kam bërë dasëm sepse ndodhi shumë shpejt bashkëjetesa me Eldon por patjetër që po, me shumë kënaqësi. Të rritet pak djali. Ta kuptojë edhe ai, ta shijojë atë moment. Padyshim që e kemi në plan, ëndrra e çdo vajze është të vishet me të bardha. Të shohim avazh avash, por e kemi në plan.
Aktorja tregoi ndërkaq edhe mbi eksperiencën e saj si nënë e një djali pak më shumë se 1 vjeç por edhe për lindjen e vështirë.
Deri në muajin e fundit të shtatzanisë unë kam shkuar vetë në punë, me makinë edhe pse nuk lejohej. Pas lindjes e kam pasur shumë të vështirë, pavarësisht se isha në punë, në lëvizje. Unë kam bërë vetëm 1 javë pushim pas lindjes dhe direkt kam shkuar në shfaqje. Ishte pak e vështirë sepse nuk kam bërë as lindje natyrale por cezariane. Megjithatë çdo gjë kalon, dhe unë jam shumë e lumtur teksa shoh djalin që rritet çdo ditë.