DO HABITENI/ Dalin në shitje këpucët me diamantë më të shtrenjta në botë, ja sa kushtojnë – AlpeGossip
DO HABITENI/ Dalin në shitje këpucët me diamantë më të shtrenjta në botë, ja sa kushtojnë

DO HABITENI/ Dalin në shitje këpucët me diamantë më të shtrenjta në botë, ja sa kushtojnë

Harrojeni këpucën e kristaltë të Hirushes, pasi këpucët më të lakmuara në botë kanë komplet pamje tjetër.

Ngjyrë ari, me shkëlqim dhe me 236 diamantë, këto këpucë që shihni janë më të shtrenjtat në të gjithë botën, me vlerë 17 milionë dollarë.

Këpucët  “Passion Diamond”, që në qendër të tyre mbajnë një diamant më të madh 15 karatësh janë vepër e shtëpisë së dizajnit Jada Dubai.

Takat mbajnë numrin 36 dhe u prezantuan për herë të parë në hotelin e vetëm me 7 yje në Dubai, ku morën pjesë 50 të ftuar, vetëm ata që mund t’i përballonin, të zgjedhur në bazë të llogarisë bankare.

Deri më tani, rekordi I këpucëve më të shtrenjta mbahej nga një palë këpucë me majë nga Debbie Wingham për vajzën e një magnati nga Lindja e Mesme: ata vlenin “vetëm” 14 milionë dollarë.