Kejvina Kthella e lidhur me futbollistin e famshëm? Ja çfarë thotë velina – AlpeGossip
Kejvina Kthella e lidhur me futbollistin e famshëm? Ja çfarë thotë velina

Kejvina Kthella e lidhur me futbollistin e famshëm? Ja çfarë thotë velina

Që me daljen e saj për herë të parë në “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella tërhoqi vëmendjen e publikut dhe është kthyer në një nga femrat më të komentuara të showbizit. E teksa më së shumti është komentuar për bukurinë, format fizike e fotot që poston në rrjete sociale, edhe jeta e saj private nuk mund të anashkalohej.

 

Sot një koment i futbollistit të famshëm, Thomas Strakosha në foton e Kejvinës ka tërhequr vëmendjen e mediave. Thomas i ka komentuar një emoji me sytë me zemra bukuroshes në një nga fotot e saj të postuara në Instagram, ndërsa ajo ja kthen me një puthje dhe kaq është dashur që të aludohet se mes tyre po ndodh diçka.

 

Por si qëndron e vërteta? E kontaktuar nga “Xing.al”, Kejvina e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë. Siç duket ky koment i futbollistit ka qenë thjesht miqësor dhe asgjë më shumë.