EKSKLUZIVE/ Olta Photoholic ose blogerja me profilin më “cool” në Instagram: Jeta “pas” aparatit fotografik – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Olta Photoholic ose blogerja me profilin më “cool” në Instagram: Jeta “pas” aparatit fotografik

EKSKLUZIVE/ Olta Photoholic ose blogerja me profilin më “cool” në Instagram: Jeta “pas” aparatit fotografik

Ajo quhet Olta Shega por me shumë mundësi të gjithë e njihni si Olta Photoholic, vajza me një super profil në “Instagram”. (Kliko këtu)

Një blogere e suksesshme që e lidhur edhe me marka të huaja, ia del të numërojë plot 69 mijë ndjekës me anë të fotove simpatike e plot ngjyra, reklamimit të produkteve kozmetike si dhe qejf e vetëm qejf nga udhëtimet jashtëvendit.

Historia e 25 vjeçares bëhet edhe më interesante teksa pasioni të qenë një blogere në një ditë të mbushur me foto, ndahet mes punës si juriste, palestrës dhe sigurisht…të qenurit mama e dy fëmijëve.

Të gjitha këto, Olta i rrëfen në një intervistë ekskluzive për ALPEgossip.al.

E plotë

Olta, të shohim shumë aktive në profilin tend të Instagramit. Kur ishte momenti që vendose ta ktheje rrjetin social në punën tënde të përditshme?

Në fakt që e vogël kam qënë e dhënë pas fotove të bukura  , editoja dhe krijoja gjëra të lezetshme, kështu që s’di të them një moment fiks kur ka nisur e gjitha por mund tju tregoj me shumë sinqeritet se kam qenë shpesh në dilemën për të patur një profil privat apo publik. Profilin tim në instagram e kam hapur e mbyllur disa herë  derisa vendosa që të postoj rregullisht, dhe  ja ku jam sot. Kur të pëlqen ta bësh dicka të pëlqen dhe kaq…

Momenti kur e ktheva në punë profilin tim të instagramit, ka qënë pikërisht kur u kontaktova nga kompanitë e huaja. Më parë nuk kisha ndonjë përfitim për ta quajtur punë por ishte thjesht dicka që e bëja nga pasioni im për fotot, veshjet dhe kozmetikën.

Si blogere, fokusi yt është tek veshjet apo tek produktet e kozmetikës?

Si blogere, fokusi im është te gjërat e bukura. Nuk mund të zgjedh njërën apo tjetrën, pasi mendoj që kombinimi perfekt do ishte, veshje dhe make up të bukur. E quaj veten me fat që kam mundësi ti reklamoj të dyja.

Kompanitë e huaja kanë disa kritere bazë që duhet të plotësosh për të bashkëpunuar me to. Nëse ti i plotëson këto kritere ata të kontaktojnë dhe sigurisht kanë instruksionet e tyra që duhet të ndjekësh dhe tu qendrosh korrekt (kriteret ndryshojnë sipas kompanive).

Bashkëpunimi me markat e huaja disi i panjohur për tregun shqiptar. Si funksionon?

Unë jam tepër selective kur bëhet fjalë për marka të pa njohura në tregun shqiptar. Markat që kam punuar deri tani janë tepër prestigjoze në tregun Europian dhe Botëror por para se të vendos për publikim të një produkti fillimisht i provoj vet ato dhe vetëm pasi bindem që ai është me të vërtetë një produkt i mirë, vendos që ti publikoj.

Dua që ndjekësit e mi tju pëlqejë produkti dhe jo të zhgënjehen prej tij. Kam pasur shumë raste kur kam refuzuar produkte nga marka që nuk më janë dukur serioze dhe që produktet e tyre nuk u janë përmbajtur  udhëzimeve që kanë pasur në shënim. Për mua ka shumë rëndësi  reagimi i kënaqur dhe pozitiv i ndjekësve të mi. Është privilegj të përzgjidhesh nga marka kaq prestigjoze për të qënë ambassadore e produkteve të tyre dhe në asnjë rast nuk dua të abuzoj me besimin e tyre.

Udhëtimet jane nje tjetër pikë kryesore që hasim në profilin tënd. Pasion apo punë?

Udhëtimi për mua është një nga gjërat më inspiruese. Gjithmonë më kanë pëlqyer vëndet e bukura dhe kam pasur kuriozitet për kulturën, natyrën dhe historinë e vëndeve të huaja, apo dhe ato shqiptare, dhe mund të them me siguri është pasioni im më i madh.  Unë nuk do ta cilësoja udhëtimin si punë, por më tepër si një pasion fitimprurës, duke u nisur nga fakti që shpesh herë reklamoj produktet që marr nga kompani të huaja. Në fillim nuk e dija që do kisha mundësinë të reklamoja veshje apo produkte kozmetike gjatë udhëtimeve që kryeja me familjen.

Arsyeja që fillova të reklamoja produkte ishte thjesht rastësore. Kjo ndodhi kur une rastësisht postova një foto që kisha bërë kur isha shtatzane me Aurën në profilin tim  të Instagramit dhe për çudinë time pati goxha reagime pozitive, dhe prej asaj kohe kam pasur shumë kërkesa nga kompani të huaja që të reklamoja produktet e tyre, dhe kjo qe arsyeja që fillova të merresha njëkohësisht me të dy pasionet e mija.

Ke miqësi me vajzat e tjera (blogeret) shqiptare?

Me disa po , por mund të them që i ndjek dhe secila është unike në stilin e vet.

Si ndahet dita jote midis përkushtimit te familjes, dimë që ke 2 fëmijë, dhe “vrapit” pas aparatit fotografik?

Që të kesh sukses në jetë duhet që të punosh shumë, por kjo nuk do të thotë që  të sakrifikosh njërën për hatër të tjetrës. Unë i dedikoj punës kohën që duhet për të përfunduar tasket ditore, dhe pjesën tjetër familjes.  Asgjë nuk është më e rëndësishme se familja kshu që ajo meriton vemëndjen time maksimale.

View this post on Instagram

❤ 8th Anniversary wearing @revolve #revolve

A post shared by olta.photoholic (@olta.photoholic) on

Zakonisht gjatë orëve të ditës jam në punë dhe pjesën tjetër familjes  . Ditët që kam pushim paraditen sepse më duhet të ngrihem shumë herët për të kapur dritën e duhur  e shfrytëzoj për  produktet që më kanë dërguar duke bërë foto, video, reklama .

View this post on Instagram

💚

A post shared by olta.photoholic (@olta.photoholic) on

Profesioni yt? Shkolla që ke mbaruar?

Kam përfunduar studimet e larta për Juridik, me diplomën e masterit shkencor. Dhe aktualisht punoj në një studio ligjore . Më pëlqen goxha të kem marrëdhënie me publikun dhe njerëzit, pasi më bën të mësoj shumë dhe ti shfrytëzoj eksperiencat e reja në punën time.

View this post on Instagram

Sweater from @dars_economic #poloralphlauren

A post shared by olta.photoholic (@olta.photoholic) on

A ndjek Olta një rutinë palestre? Nëse po, jepi pak motivim vajzave që duhet të shkojnë por i mungon vullneti.

Merrem me palestër prej 5 vitesh. Arsyeja që fillova palestrën ishte bashkëshorti im Andi dhe vllai i Andit, Saimiri, ata janë fanatikët e palestrës dhe ata më motivuan që unë të filloja regjimin stërvitor dhe atë nutricional, pasi dihet që njëra pa tjetrën nuk funksionon.  Unë shkoj në palestër 5 herë në javë duke u shoqëruar me 2 ditë pushimi, zakonisht të enjten dhe të djelën, ditën që e shfrytëzoj për të bërë fotot apo për të bërë videot reklamuese për produktet e reja që më dërgojnë.

Këshilla që u jap vajzave të cilat janë të interesuara për të filluar palestrën, por për një arsye apo një tjetër nuk gjejnë kohë për të filluar është që të mos e marrin stërvitjen si një obligim që duhet të arrijnë rezultate në një kohë sa më të shkurtër, por ta konsiderojnë si një mundësi për të përmisuar shëndetin, rregulluar fizikun dhe pamjen e jashtme. Ti kushtojnë kohën e duhur stërvitjes dhe regjimit ushqimor. Asgjë nuk arrihet pa përpjekje, dhe pa i kushtuar kohën që i nevojitet.

Take it easy, and stress free. 😀