“U BË BISHË”/ Maluma përmendi ish-in e tij, Natalia nuk duron dhe… – AlpeGossip
“U BË BISHË”/ Maluma përmendi ish-in e tij, Natalia nuk duron dhe…

“U BË BISHË”/ Maluma përmendi ish-in e tij, Natalia nuk duron dhe…

Këngëtari shumë i njohur për publikun dhe ndër të preferuarit e femrave, Maluma, duhet të jetë shumë i duruar me të dashurën e tij, Natalia-n.

Duke qenë super i kërkuar nga femrat, s’do mend që partnerja e këngëtarit do të bëhet xheloze dhe këtë e ka treguar edhe së fundmi në rrjete sociale.

Maluma publikoi një foto ku shfaqej duke buzëqeshur teksa shihte ekranin e telefonit, ndërsa pozës i kishte vendosur diçiturën:

“Kur të merr në telefon ish-i për t’u rikthyer.”

Mirëpo, sado me shaka ta ketë pasur këngëtari, e dashura e tij është bërë “bishë” dhe s’ka duruar pa i komentuar.

“Dreqin, cili ish?”- i ka shkruar ajo, duke shënuar edhe për femrat e tjera “territorin e saj”.

Dyshja është përfolur shpesh për ndarje e ribashkime.

Në tetor të vitit që lamë pas, Natalia konfirmoi ndarjen me këngëtarin, mirëpo vetëm disa ditë më parë Maluma tregoi se ata ishin ribashkuar dhe janë më të lumtur se kurrë.