BATUTA E TIJ MËRZITI BEATRIX/ Ja çfarë ndodhi mes Salsanos dhe Donaldit në festën e “BB VIP” – AlpeGossip
BATUTA E TIJ MËRZITI BEATRIX/ Ja çfarë ndodhi mes Salsanos dhe Donaldit në festën e “BB VIP”

BATUTA E TIJ MËRZITI BEATRIX/ Ja çfarë ndodhi mes Salsanos dhe Donaldit në festën e “BB VIP”

Hyrja e disa prej personazheve të njohur të ekranit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, bëri bujë menjëherë. Banorët që kishin ngelur por edhe publiku u kënaqën me atmosferën që ata krijuan.

Por u duk se kishte edhe pak hatërmbetje nga ana e Beatrix Ramosajt, e cila më pas refuzoi ftesën për darkën që u bë me disa ish-banorë. Shkak u bë një batutë e nisur nga Ermal Mamaqi dhe e ndjekur më pas nga Salsano Rrapi.

Po çfarë ndodhi mbrëmë në ftesën e organizuar nga Top Channel për yjet e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Përveç banorëve, të ftuar ishin edhe shumë personazhe të njohur të ekranit, mes tyre edhe Mamaqi dhe Rrapi.

Batuta e tij mërziti Beatrix, ja çfarë ndodhi mes Salsanos dhe

Ky i fundit është parë teksa ka takuar Donald Veshajn. Ka qenë Xhemi Shehu, ajo që ka ndarë në “Instastory” disa video ku shfaqet Salsano dhe Donaldi teksa këndojnë e kërcejnë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë ju rikujtojmë se një javë para finales Salsano dhe Ermali ishin në shtëpinë e “Big Brother VIP” për shkak të një darke që u zhvillua mes banorëve dhe miqve të tyre.

Në bisedë e sipër, Ermali tha me batutë se në sezonin e ri të serialit të tij do marrë si aktore kryesore Bora Zemanin teksa ftoi Ilir Shaqirin të luante rolin e bashkëshortit të saj në serial.

Batuta e tij mërziti Beatrix, ja çfarë ndodhi mes Salsanos dhe

“Kurse Donaldi do jetë vrasësi dhe padashje ka vrarë edhe Beatrix”, tha Salsano duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë, madje edhe te Donaldi. Fill pas kësaj, Ermali dhe më pas Salsano u larguan nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me urdhër nga “Vëllai i Madh”.

Kjo gjë ka mërzitur Beatrix, e cila refuzoi të ishte në spektaklin e asaj mbrëmjeje në studio dhe po ashtu refuzoi edhe darkën me Donaldin duke shkaktuar shumë zhurmë në rrjet. Donaldi tha se nuk e kupton sjelljen e saj dhe se e gjitha ishte shaka.

Batuta e tij mërziti Beatrix, ja çfarë ndodhi mes Salsanos dhe