A E KA BËRË HUNDËN DHE TË PASMET? Bebe Rexha flet troç për ndërhyrjet: Ndihem seksi… – AlpeGossip
A E KA BËRË HUNDËN DHE TË PASMET? Bebe Rexha flet troç për ndërhyrjet: Ndihem seksi…

A E KA BËRË HUNDËN DHE TË PASMET? Bebe Rexha flet troç për ndërhyrjet: Ndihem seksi…

Bebe Rexha është treguar shumë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë me fansat e saj.

Këngëtarja shqiptare ka folur edhe njëherë hapur për ndërhyrjet gjatë intervistës së saj të fundit të realizuar për revistën “Health”.

Këngëtarja ka treguar se si kritikohet për peshën dhe se si bën ushtrime vazhdimisht më shumë për shëndetin se për çdo gjë tjetër.

Kanë dalë zëra madje se Bebe ka bërë ndërhyrje në vithe dhe hundë, mirëpo gjatë intervistës ajo e ka mohuar një gjë të tillë madje ka thënë se i frikësohet ndërhyrjeve:

“Unë nuk i kam bërë kurrë të pasmet, dhe as hundën”.

“Ndoshta nëj ditë do të dua të bëj gjoksin, nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi”.

“Në të vërtetë, unë kam një septum të devijuar (të hundës) dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe kam frikë  ta bëj atë. Kam frikë që t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike… Nëse bëj hundën do ta them patjetër. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë bëj çfarë të dua”, ka thënë ajo duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë ndërhyrje në të ardhmen.

Bukuroshja shqiptare tha se po bën terapi për ta dashur veten më shumë që pas kritikave që iu vërsulën që kur hyri në industrinë e muzikës.