E akuzuan për shpenzime marramendëse në dasmën e tij, flet gazetari: Thashetheme… – AlpeGossip
E akuzuan për shpenzime marramendëse në dasmën e tij, flet gazetari: Thashetheme…

E akuzuan për shpenzime marramendëse në dasmën e tij, flet gazetari: Thashetheme…

I ftuar në PopCulture në Top Channel këtë të premte ka qenë moderatori kosovar Labinot Gashi, i njohur si Labi, i cili ka zbuluar detaje nga jeta e tij private dhe profesionale gjithashtu.

Vitin e kaluar Labi dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore. Por i pyetur për njohjen me bashkëshorten, Labi u përgjigj: “Bashkëshortja ime është artiste. Me Qëndresën jemi njohur për shkak të punës, por edhe shoqërisë. Kemi katër vite së bashku dhe dashurinë e kurorëzuam në martesë. Ne kemi bërë një dasëm normale, pavarësisht spekulimeve në media për shpenzime marramëndëse. Të ftuar në dasëm ishin personazhe të njohura, miq dhe familjarë të shumtë”.

I pyetur për lajmet e publikuara në media për një lidhje të tij me aktoren Teuta Krasniqi, Labi i ka hedhur poshtë duke theksuar se ajo është mikeshë e tij shumë e mirë.

Përsa i përket fushës profesionale Labi ka zbuluar se ka marrë shumë oferta nga televizionet e tjera, të cilat ai i ka shqyrtuar për realizimin e prokjeteve të tij: “Pas 17 viteve punë në të njëjtin tv, mendoj se kishte ardhur koha për të tjera projekte në televizione të tjertër. Kam pasur shumë oferta nga televizionet e tjera, por sërish pyes veten ku të shkoj”.

Top Channel