“TA FUTI XHEMI”/ Vjollca Hoxha na tregoi rrogën e Rezart Veleshnjës në mes të festës (FOTO) – AlpeGossip
“TA FUTI XHEMI”/ Vjollca Hoxha na tregoi rrogën e Rezart Veleshnjës në mes të festës (FOTO)

“TA FUTI XHEMI”/ Vjollca Hoxha na tregoi rrogën e Rezart Veleshnjës në mes të festës (FOTO)

Stafi i programit të humorit, “Portokalli” u mbledh dje për të festuar me siguri për nisjen e sezonit të ri.

Pamjet nga tryeza dhe festa nuk munguan në Instagramin e aktorit Rezart veleshnja, i cili realizoi disa video ndërkohë që ndodhej me kolegët si dhe shefen e Top Channel, Vjollca Hoxhën.

Nuk kanë munguar as batutat e aktorit por edhe të Vjollca Hoxhës, e cila në një moment ia thotë troç Rezartit se paguhet më pak se Xhemi Shehu.

Moderatorja qëndron e ulur në krah të Vjollcës, ndërsa Rezarti vijon të filmojë.

“Faleminderit shumë! Rrofsh për ato që më jep!”, i thotë ai Vjollcës, ndërsa ajo ia kthen se Xhemi paguhet më shumë se ai: “Ta futi Xhemi se merr 120”.

Rezarti përshëndet edhe drejtorin Ben Blushi si dhe kolegët e tjerë që ia nisin këngës dhe ndezin atmosferën.