“PËR MUA MJAFTON TË…”/ Keisi doli me një tjetër, reagon për herë të parë Stresi (FOTO) – AlpeGossip
“PËR MUA MJAFTON TË…”/ Keisi doli me një tjetër, reagon për herë të parë Stresi (FOTO)

“PËR MUA MJAFTON TË…”/ Keisi doli me një tjetër, reagon për herë të parë Stresi (FOTO)

Ditën e sotme në media u përfol se Keisi e ka lënë pas krahëve lidhjen me Stresin. Për më tepër ajo po takohet me dikë tjetër.

Bukuroshja publikoi në Instastory një foto ku shfaqej e veshur super seksi me të bardha. Ajo kishte pozuar në makinë dhe shkruante se po dilte në një takim romantik.

Në lidhje me lajmin në fjalë nuk ka vonuar një reagim nga Stresi. “Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”, ka shkruar ai në Instastory dhe duket një përgjigje fiks për Keisin.

Më pas, i kontaktuar nga “Iconstyle”, reperi është shprehur: “Makiazhi mund t’ju bëjë të bukur në paraqitjen e jashtme, por nuk mund t’ju ndihmojë nëse jeni e shëmtuar nga brenda. Veçse nëse e hani makiazhin.” Epo siç duket dyshja nuk janë më bashkë dhe nuk e kanë mbyllur aspak mirë!