TË NDARË PREJ VITESH/ Liberta Spahiu sapo na tregoi marrëdhënien që ruan me Getoarin – AlpeGossip
TË NDARË PREJ VITESH/ Liberta Spahiu sapo na tregoi marrëdhënien që ruan me Getoarin

TË NDARË PREJ VITESH/ Liberta Spahiu sapo na tregoi marrëdhënien që ruan me Getoarin

Reperi Getoar Selimi dhe gazetarja Liberta Spahiu vite më parë ishin në një lidhje, të cilën e mbanin larg vëmendjes së mediave duke mos folur asnjëherë për të. Vetëm pas ndarjes, dyshja konfirmuan se kishin qenë së bashku.

Liberta tregoi se arsyeja e ndarjes nga Getoari ishin mosmarrëveshjet që kishin lindur mes tyre për shkak të punës së saj si gazetare. Që nga ajo kohë, ata janë hasur shpesh në evente të përbashkëta mirëpo raporti i tyre nuk dihej derisa Fifi i tha të gjitha me një video.

Këngëtarja ka hedhur në Instastoryn e saj një video të Libertës e cila po këndon dhe po kërcen këngën “Mori” të Getit. Të njëjtën video e ka publikuar më pas dhe Liberta, duke treguar kështu se mes tyre nuk ka mbetur më ndonjë mosmarrëveshje.

Kujtojmë që gjithçka i përket së shkuarës dhe Getoari është martuar me Marina Vjollcën, me të cilën duket se gëzon një martesë të lumtur.