“NË JETË DUHET TË…”/ Dojna zbulon se është në një lidhje me anë të një fotoje dhe bën dedikimin special (FOTO) – AlpeGossip
“NË JETË DUHET TË…”/ Dojna zbulon se është në një lidhje me anë të një fotoje dhe bën dedikimin special (FOTO)

“NË JETË DUHET TË…”/ Dojna zbulon se është në një lidhje me anë të një fotoje dhe bën dedikimin special (FOTO)

Moderatorja e njohur, Dojna Mema, po shijon disa ditë pushimi në veri të Shqipërisë. Me një foto të publikuar pak minuta më parë, Dojna ka zbuluar se në këtë udhëtim po e shoqëron partneri i saj. Moderatorja është treguar gjithmonë mjaft hermetike përsa i përket jetës private dhe sërish nuk e ka zbuluar identitetin e partnerit, por ka zgjedhur të bëjë një dedikim special. “Ne jete duhet te gjesh dike qe te dashuron, kujdeset per ty dhe te ben foto te bukura.

P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rendesise”, shkruan Dojna. Kujtojmë se një vit më parë ajo u përfol për një marrëdhënie me Vlashent Satën dhe shkak u bë pjesëmarrja e saj në videoklipin e këngëtarit, të titulluar ‘Copëzat’. Megjithatë këto zëra kanë mbetur në kuadrin e thashethemeve dhe nuk mund të thuhet me siguri kush qëndron pas fotove të Dojnës.