GRUAJA E KOMPLIMENTON/ Përgjigjia e Vis Pupës do t’ju shkrijë së qeshuri (FOTO) – AlpeGossip
GRUAJA E KOMPLIMENTON/ Përgjigjia e Vis Pupës do t’ju shkrijë së qeshuri (FOTO)

GRUAJA E KOMPLIMENTON/ Përgjigjia e Vis Pupës do t’ju shkrijë së qeshuri (FOTO)

Një ndër aktorët më të njohur, i cili prej disa kohësh i ka munguar skenës shqiptare, Elvis Pupa, ndiqet nga një numër i madh fansash në Instagram. Herë pas here ai ndan me ta momente të ndryshme nga jeta e përditshme, mirëpo ditën e sotme një foto e tij tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për arsyen e veçantë.

Teksa kishte shkruar: “E do robi një shtyllë në jetë me u mbështet. Imagjino nivelin e vështirësisë, të luash shtyllash këtu.” gruaja e tij me humor i bëri një kompliment romantik:

“Ti je shtylla e shtëpisë o çavo.”, duke imituar një prej roleve më të njohura të Visit në Portokalli.

Mirëpo, komenti i gruas së tij, Belinës, ka marrë menjëherë përgjigjen epike nga aktori.

“Me këto fjalë të hutoni ju.”- ja ka kthyer Visi bashkëshortes, koment i cili ka shkrirë së qeshuri ndjekësit.