PREK ME RRËFIMIN/ Fifi: Që fëmijë e kam pasur bullizimin të pranishëm në jetën time – AlpeGossip
PREK ME RRËFIMIN/ Fifi: Që fëmijë e kam pasur bullizimin të pranishëm në jetën time

PREK ME RRËFIMIN/ Fifi: Që fëmijë e kam pasur bullizimin të pranishëm në jetën time

Këngëtarja Filloreta Raçi, apo siç njihet ndryshe Fifi, ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, këtë të shtunë në “A Live Night” me moderatorin Ledion Liço.

Fifi tregoi gjatë intervistës që është bullizuar që fëmijë në shkollë, por pas moshës 17-vjeçe, nuk ka lejuar askënd ta fyejë apo paragjykojë.

Fifi: Që kur isha fëmijë e kam pasur bullizimin të pranishëm në jetën time. “Ti s’din shqip, nuk din të flasësh, je e trashë”. E kam diskutuar me mijëra herë dhe s’dua ta përsëris sepse nuk më jep energji shumë të mirë. Kam qenë fëmijë shumë i ndrojtur, deri në shkollën e mesme. Kam pasur në klasë dy tre shoqe, por kam ndërruar shkollën sepse mami filloi të punonte në një shkollë në Prishtinë. Ajo na mori atje që të na kishte nën kontroll, shtëpinë e kishim larg dhe bënim rrugën bashkë. Ishte problem për mua të krijoja shoqëri të re.Ndryshimi im ka filluar në shkollë të mesme kur isha 17-vjeçe. Ngaqë kam dëgjuar gjithë kohës njerëz duke më ofenduar e sharë, skam reaguar kurrë, por erdhi momenti kur nuk mund të duroja më. Nga ai moment nuk jam ndalur më dhe kam thënw çdo gjë që kam menduar mirë apo keq. Nuk jam neri që të them një gënjeshtër për të bërë qejfin.