SA ROMANTIK/ Jennifer Lopez merr urimin më emocionues për përvjetorin e parë – AlpeGossip
SA ROMANTIK/ Jennifer Lopez merr urimin më emocionues për përvjetorin e parë

SA ROMANTIK/ Jennifer Lopez merr urimin më emocionues për përvjetorin e parë

Një vit më parë, në një plazh në Bahamas Jennifer Lopez mori propozimin e ëndrrave.

Partneri i saj,  Alex Rodriguez i propozoi martesë dhe sigurisht që këngëtarja nuk mund të thoshte jo.

Ditën e sotme, Alex e ka kujtuar këtë ditë për t’i bërë JLo-së urimin më të bukur për përvjetor.

Ai ka publikuar në Instagram një video me momente të pa publikuara më parë dhe aty shkruan fjalët që çdo vajzë do të donte të dëgjonte.

“Një vit më parë në një plazh në Bahamas… Unë isha shumë nervoz, më nervoz se gjithë karriera ime. U ula në gjunjë dhe ti më the “Po”.

Jennifer, çdo moment me ty është një bekim. Ti je shoqja ime më e mirë, frymëzimi im, një nënë e mahnitshme dhe një model i të gjithëve.
Macha, kam aq fat që jam me ty. Faleminderit që e ke bërë jetën time më të mirë. Mezi pres të bëj më shumë kujtime me ty” ,shkruan Arod.