“DUKE LUFTUAR SFIDA NË HESHTJE…”/ Lori Hoxha zbulon dhuratën e ditëlindjes nga Sara dhe i vjen të gjithëve në ndihmë – AlpeGossip
“DUKE LUFTUAR SFIDA NË HESHTJE…”/ Lori Hoxha zbulon dhuratën e ditëlindjes nga Sara dhe i vjen të gjithëve në ndihmë

“DUKE LUFTUAR SFIDA NË HESHTJE…”/ Lori Hoxha zbulon dhuratën e ditëlindjes nga Sara dhe i vjen të gjithëve në ndihmë

Lori Hoxha ka treguar me postimet e fundit në ‘Instastory’ një nga dhuratat që ka marrë nga motra e saj, Sara. Ajo ka zbuluar se Sara i ka dhuruar një ditar, i cili i ka ardhur shumë në ndihmë dhe që mund të ndihmojë këdo ka nevojë për të.

“Sara me dha këtë për ditëlindje. Kam qenë duke luftuar në heshtje sfida për një kohë të gjatë dhe mesa duket ditari ndihmon. Po e ndaj për këdo që mund të ketë nevojë”, ka shkruar Lori krah ditarit me autorë të huaj, S.J Scott dhe Barrie Davenport.

Kjo nuk është hera e parë që trashëgimtarja e ‘Top Channel’ flet publikisht për sfidat e saj. Edhe kësaj herë Lori ka zgjedhur ta ndajë këtë moment, për t’i ardhur në ndihmë çdokujt që ka kaluar po në një mënyrë apo tjetër të njëjtat situata si ajo.

Kujtojmë se përveç këtyre momente, Hoxha ndan shpeshherë foto nga përditshmëria, teksa ka zbuluar se është duke përgatitur ende shtëpinë e saj të re dhe arredimin e saj./revistawho.com