FANSJA E PYET CILI ËSHTË MESAZHI KËNGËS “Rendez Vous”/ Përgjigja e Encës është epike: Që ta duam…(FOTO) – AlpeGossip
FANSJA E PYET CILI ËSHTË MESAZHI KËNGËS “Rendez Vous”/ Përgjigja e Encës është epike: Që ta duam…(FOTO)

FANSJA E PYET CILI ËSHTË MESAZHI KËNGËS “Rendez Vous”/ Përgjigja e Encës është epike: Që ta duam…(FOTO)

Prej disa ditësh këngëtarja shqiptare ka lajmëruar publikimin e këngës së saj të re. E shoqëruar me një klip mjaft provokues kënga me titullin “Rendez vous” tashmë ka dalë dhe po shijohet nga publiku.

Menjëherë pas publikimit klipi ka marrë mijëra klikime për shkak të skenave që përmban. Në një pjesë shihet Enca, e veshur e gjitha në ngjyrë rozë, e shtrirë pranë derës së frigoriferit dhe lag veten me qumësht. Në një postim të fundit të këngëtares ku u kërkon fansave të etiketojnë miqtë e tyre për të dëgjuar këngën, një fanse e pyet në mënyrë miqësore se çfarë mesazhi ka dashur të përcjellë me këtë këngë.

Enca nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje dhe e ka bërë në mënyrën më epike të mundshme: “Që ta duam atdheun, familjen dhe mësuesin. Po sikur të dalësh nga flluska jote verore, të bëhesh më pozitivedhe thjesht të shijosh një këngë qëllimi i së cilës është të të bëjë të kërcesh dhe të ndihesh happy për 3 minuta? Apo s’bëhet? Shpresoj që të ndihmova.”, ia kthen këngëtarja.