“SHPIRTI I…”/ Arjola poston FOTON e Ilirit dhe etiketon bashkëshorten e balerinit – AlpeGossip
“SHPIRTI I…”/ Arjola poston FOTON e Ilirit dhe etiketon bashkëshorten e balerinit

“SHPIRTI I…”/ Arjola poston FOTON e Ilirit dhe etiketon bashkëshorten e balerinit

Einxhel Shkira dhe Ilir Shaqiri e kanë nisur ditën e sotme me energji pozitive dhe duke përshëndetur dy ish-banorë të shtëpisë së “Big Brother VIP”. Moderatorja përshëndeti Dj Dagz, me të cilin krijoi një lidhje brenda shtëpisë, ndërsa balerini mori foton e Arjola Demirit.

Iliri dhe aktorja e njohur kanë krijuar një shoqëri të mirë që ditët e para që hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Madje Iliri në një moment i kishte thënë asaj “nga sot e deri në fund bashkë”.

Tani që Arjola nuk është pjesë e finales së madhe, Shaqiri herë pas here e kujton atë dhe duke iu drejtuar kamerave shprehet: “Arjola motra, më mungon zëri yt”.

Lidhur me përshëndetjen e sotme ka reaguar edhe Demiri. Kjo e fundit ka postuar në “Instastory” një imazh ku Iliri shfaqet me foton e saj në dorë.

“Shpirti i motrës’, shkruan aktorja e njohur në postimin e saj, ku gjithashtu ka lënë edhe numrat e telefonit me të cilët publiku mund të votojë balerinin e njohur që të jetë fituesi i BB VIP.

Gjithashtu vëmendje në këtë postim mori edhe etiketimi që i kishte bërë bashkëshortes së Ilirit, Emanuela Morini.

“Shpirti i...”/ Arjola poston foton e Ilirit dhe etiketon