Bëri operacion gjoksin, Genta Ismajli do t’ju shkrijë së qeshuri me arsyen – AlpeGossip
Bëri operacion gjoksin, Genta Ismajli do t’ju shkrijë së qeshuri me arsyen

Bëri operacion gjoksin, Genta Ismajli do t’ju shkrijë së qeshuri me arsyen

Pak vite më parë pushtoi mediat lajmi se Genta Ismajli ka bërë operacion gjoksin, lajm i cili i la të çuditur të gjithë pasi këngëtarja shquhej për format trupore dhe një ndërhyrje e tillë nuk dukej e nevojshme. Por në fakt bëhej fjalë për zvogëlim të gjoksit, operacion i cili kohët e fundit po përhapet shumë pasi edhe Çiljeta e bëri një ndërhyrje të tillë dhe më pas edhe Fjolla Morina deklaroi se kishte ndërmend ta zvogëlonte gjoksin.

 

Genta është e ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ku e pyetur mbi arsyen që e çoi të merrte këtë vendim për të zvogëluar gjoksin, Genta i shkriu të gjithë duke qeshur me përgjigjen.

“E kam zvogëluar se më ka penguar. Më kishte marrë malli ta shihja barkun tim”, u shpreh Genta duke qeshur.