Noizy është një nga reperët më me famë në Shqipëri. I suksesshëm prej vitesh ai kurrë nuk dështon që të na surprizojë me projektet e tij. Të gjithë se dimë se Noizy kalon shumë kohë me grupin e tij dhe shpeshherë shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke udhëtuar ose duke festuar.
Së fundmi, Noizy dhe miqtë e tij kanë vendosur të bëjnë një garë me not në një pishinë. Teksa Noizy duket se fiton garën, në videot e kapura ai kupton se miqtë e tij kanë bërë hile duke shtyrë dy shokët e tjetër që ishin pjesë e garës. Reperi i ka publikuar këto video ku dhe na ka treguar momentet e hileve dhe i ka quajtur shokët ”tradhëtarë” .
/AlpeGossip.al