Këngëtarja shumë e dashur për publikun Era Istrefi prej vitesh tashmë është bërë shumë e njohur jo vetëm në vendin tonë, por edhe botë. Që pas publikimit të super hitit “Bon Bon”, Era po korrë një sukses në tregun ndërkombëtar dhe këngët e saj janë kthyer në hite.
Ndërkohë ditën e sotme, këngëtarja e famshme feston ditëlindjen. Ndonëse ka vite që ka filluar karrierën e saj Era sot mbush 25 vjeçe.
Era ka publikuar një foton në Instagram ku ka falënderuar të gjithë fansat. “Faleminderit ë gjithëve për urimet e ditëlindjes”, shkruante Era pranë ilustrimit ku shihej me një shishe shampanjë në duar që mban numrin 25.