Rudina Magjistari tregon ditën të cilës i trembet PAFUND: Unë nuk e mendoj dot… – AlpeGossip
Rudina Magjistari tregon ditën të cilës i trembet PAFUND: Unë nuk e mendoj dot…

Rudina Magjistari tregon ditën të cilës i trembet PAFUND: Unë nuk e mendoj dot…

Nëse do të pyesësh nënat që kanë vetëm një fëmijë, e gjithë bota rrotullohet atje – te vajza apo te djali i vetëm. Pas çdo vendi ku shkojnë, pas çdo pune që bëjnë, mezi presin të rikthehen në shtëpi për të shijuar kohën me vogëlushin/en (jo se nënat me më shumë se një fëmijë nuk janë kështu, por ndoshta janë më të mësuara se të parat).

As Rudina Magjistari nuk bën përjashtim nga kjo kategori nënash. Megjithëse Mia tashmë është një vajzë e rritur, për Rudinën shkëputja me të duket e vështirë, gati-gati e pamundur.

Sot, ndërsa kishte të ftuar në studio Suada Sherifin, duke e pyetur për të bijën, Rudina nuk e fshehu merakun që ka kur ta çojë të bijën në kopësht. Pasi Suada rrëfeu se ka filluar ta çojë Deizin në çerdhe, madje ta lërë atje deri në orën 16, derisa të mbarojë punët, Rudinës, kjo kohë iu duk shumë e gjatë: “Si ishte dita e parë kur e çove në çerdhe, si e përjetove” – e pyeti ajo me kureshtje Miss-in e njohur duke rrëfyer se po mendon që gjatë kësaj pranvere, edhe ajo të përpiqet ta shkëputë pak nga vetja Mian: “Të pyes se unë Mian akoma nuk e kam çuar në çerdhe dhe po mendoj që gjatë kësaj pranvere, të provoj ta çoj në kopësht”, – tha Rudina.

Meqenëse oraret, për shkak të punës pasdite, Rudina i ka ndryshe nga të gjithë, ka bërë që gjatë paradites, ajo të kujdeset vetë për Mian, kështu që edhe vogëlushja ka përfituar nga prania e së ëmës në shtëpi. Megjithatë, siç shton Rudina, ndoshta këtë pranverë, edhe Mia do të mësohet pak më larg mamit të saj: “Po mendoj ta çoj në kopësht, por akoma nuk e di… Kur e mendoj atë ditë… Nuk e imagjinoj dot” – thotë moderatorja e Tv Klan pa e fshehur shqetësimin e nënës që tani, më shumë se çdo herë, i lexohet në fytyrë.

Si të gjitha nënat, edhe Rudina nuk mundet ta fshehë ndjeshmërinë, as në ekran. Po pse duhet ta bëjë, në fakt?