“MË NË FUND”/ Moderatorja e njohur konfirmon emisionin e ri ku do ta shohim (FOTO) – AlpeGossip
“MË NË FUND”/ Moderatorja e njohur konfirmon emisionin e ri ku do ta shohim (FOTO)

“MË NË FUND”/ Moderatorja e njohur konfirmon emisionin e ri ku do ta shohim (FOTO)

Sezoni i ri televiziv i ka gjetur me ndryshime shumë prej figurave të njohura të ekranit shqiptar. E tillë ishte edhe moderatorja Nevina Shtylla e cila u largua nga televizioni “Klan” pas një sezoni në “Jo vetëm mode” dhe prezantimit në “Maratona e Këngës”.

Vetëm pak ditë më parë u përfol në të gjitha mediat se Nevina tashmë do të ishte pjesë e “Top Channel”. Dyshimet u shtuan akoma më shumë kur në rrjete sociale u publikua foto e saj krah Edi Manushit dhe Fjoralba Ponarit, të cilët kanë drejtimin e emisionit “Procesi Sportiv”. Por edhe pas kësaj moderatorja nuk kishte reaguar të jepte më shumë detaje për projektet e reja.

Ndërsa ditën e sotme ajo ka reaguar përmes një fotoje të postuar në Instastory krah Edi Manushit dhe ka etiketuar emisionin sportiv “Procesi sportiv” duke konfirmuar se tashmë ajo do të jetë në krye të këtij emisioni bashkë me Manushin.

Mesa duket ata kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe ne mezi po presim t’i shohim ndryshimet e reja të emisionit.