Statuaja më e lartë në botë është drejt përfundimit. Bëhet fjalë për një vepër 183 metra të lartë që i përket udhëheqësit të pavarësisë indiane, Sardar Vallabhbhai Patel.
Projekti u vu në zbatim 5 vjet më parë, kur kryeministri i Gujarat në Indi vuri gurin e themelit në tetor 2013.
Kjo statujë gjigande është planifikuar të përurohet më 31 tetor me rastin e 143 përvjetorit të lindjes së Sardar Vallabhbhai Patel.
Statuja ndodhet në ishullin Sadhu, në perëndim të Indisë.