Dramaturgu dhe skenaristi Neil Simon ka vdekur në moshën 91 vjeçare.
Ai vdiq për shkak të komplikimeve me pneumoninë sipas publicistit të tij Bill Evans.
Simon u nda nga jeta rrethë orës 01:00 të së dielës në spitalin Neë York-Presbyterian Hospital.
Si një anëtar i famshëm “Your Show of Shows”, Simon ishte shtylla e argëtimit për më shumë se 6 dekada.
Në vitin 1991 fitoi Çmimin Pulitzer për Dramën me ‘Lost në Yonkers’.
Ai ishte skenarist i komedive të paharrueshme si “The Odd Couple,” “Barefoot in the Park,” “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memoirs”.
Suksesi i tij i parë në Broadway ishte “Come Blow Your Horn” e vitit 1961.
Ai ka shkuar shumë vepra komike që u bënë pjesë e teatrit amerikan në fund të shekullit të 20-të.
Dhe kjo nuk ishte asgjë, pasi Simon shkroi më shumë se 30 drama. Duke shtuar dhe skenarët e tij origjinal si “The Out-of-Towners,” “The Heartbreak Kid,” “The Goodbye Girl” dhe “Seems Like Old Times.