“LOVE STORY 2″/ Protagonistët, opinionistët dhe të tjera detaje (VIDEO) – AlpeGossip
“LOVE STORY 2″/ Protagonistët, opinionistët dhe të tjera detaje (VIDEO)

“LOVE STORY 2″/ Protagonistët, opinionistët dhe të tjera detaje (VIDEO)

Sezoni i dytë i “Love Story” do të nis transmetimin më 15 nëntor në Tv Klan, ndërkohë disa detaje janë zbuluar për reality show-n.

Produksioni ka zbuluar se edhe në këtë sezon, opinionistë do të jenë sërish Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj. Ndryshe nga viti i kaluar, programi do të vijë i shoqëruar me një emision ditor. “Love Story Talk” do të drejtohet nga Eni Shehu. Programi ditor do të ketë opinioniste Xhensila Peren dhe Zhaklina Lakatarin.

“Këtë vit kemi një risi dhe në edicionin e dytë, duam që të prezantojmë jo vetëm një djalë, por edhe një vajzë që do të ketë 20 kandidatë djem. E reja e ‘Love Story 2’ do të jetë që do të kemi një vajzë dhe një djalë në fron,” tha Alketa Vejsiu në “Kurthin e Piter Pan” në prill.

Pak kohë më parë, gjatë një interviste për Klan News, autorja Ilda Lumani u shpreh “vajza që është zgjedhur ka spikatur që vitin e kaluar dhe e meriton plotësisht të jetë në atë karrige, pasi i plotëson të gjitha kushtet dhe do të bëjë diferencën me elegancën, bukurinë, nivelin dhe mënyrën se si do të sillet”.

VIDEO