Look-u i Dukeshës së Sussex-it që prej fejesës e këtej ka qenë I mbushur me fustane luksoze e bizhu të shtrenjta; nëse analizohen veshjet e saj të 7 muajve të fundit, llogaria del se ish aktorja ka aktualisht një garderobë prej 1 milionë dollarësh. Vetëm kombinimi që na shpalosi për fejesë shkonte diku tek 142 mijë euro, duke llogaritur sigurisht edhe unazën që mban peshën më të madhe të shumës.
Kate nga ana tjetër, ndonëse pse ka plot rroba të kushtueshme në garderobën e saj, nuk ngurron të eksperimentojë edhe me ato më të lirat e të përballueshme nga të gjithë. Dhe janë këto zgjedhje të dukeshës së Kembrixhiti që i cmendin adhurueset e modës, duke e kthyer në domosdoshmëri një veshje ekonomikisht të përballueshme si ato që mban “ Kate“.