PARFUMI JUAJ NUK E MBAN AROMËN? Ja një truk i vogël i cili do ju ndihmojë që t’iu zgjasë gjithë ditën – AlpeGossip
PARFUMI JUAJ NUK E MBAN AROMËN? Ja një truk i vogël i cili do ju ndihmojë që t’iu zgjasë gjithë ditën

PARFUMI JUAJ NUK E MBAN AROMËN? Ja një truk i vogël i cili do ju ndihmojë që t’iu zgjasë gjithë ditën

Të mbash aromë të mirë shumë vajza dhe djem e kanë si një qëllim thelbësor, të cilët shpenzojnë shuma të mëdha parash për parfume të shtrenjta.

Aroma e mirë në trup rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tonë.

Sigurisht që si pjesë e rutinës së përditshme , ne shpesh vendosim parfum pasi të dalim nga shtëpia, por gjatë gjithë ditës, aroma e parfumit mund të zbehet, në rastin më të keq edhe të mos ndjehet fare pas disa orësh.

Por, për fat të mirë është bërë viral një truk i vogël , i cili ju tregon se çfarë mund të bëni për të pasur aromën e parfumit tuaj gjatë gjithë ditës.

Kjo video u publikua nga një përdoruese në “TikTok”, e cila ka marrë një numër të konsiderueshëm klikimesh dhe shikueshmërie. Në postin e hedhur është shfaqur mënyra e përdorimit të këtij sekreti të vogël.

Fillimisht duhet të merrni një kuti me vazelinë dhe ta shkrini me ujë të vluar. Pasi të jetë shkrirë, spërkateni me parfumin tuaj të preferuar. Të njëjtën kuti vendoseni në frigorifer, për ta ngrirë atë përzierje.

Për ta përdorur, aplikojeni vazelinën e përzier në qafë dhe në kyçet e dorës. Kjo përzierje është një zgjidhje që parfumi të qëndrojë gjatë tërë ditës.