2000 ORË PUNE APO 3000 PETALE? Ja çfarë duhet për të krijuar fustanet e pasarelave botërore – AlpeGossip
2000 ORË PUNE APO 3000 PETALE? Ja çfarë duhet për të krijuar fustanet e pasarelave botërore

2000 ORË PUNE APO 3000 PETALE? Ja çfarë duhet për të krijuar fustanet e pasarelave botërore

Pasarelat ndërkombëtare janë të pasura me kombinime fantastike dhe fustane të pakrahasueshme. Por përtej asaj që duket bukur, fshihet një punë e madhe të cilën e harrojmë. Më poshtë ju tregojmë se çfarë fshihet pas 5 fustaneve që i kemi parë këtë sezon, pranverë-verë 2019.

Zuhair Murad

Një fustan metalik me nuancat e blusë së detit, të jep përshtypjen e një rifi koralor në një sfond të zi. Për këtë krijim janë dashur 4 metra material dhe punën e 18 njerëzve për 223 orë.

Elie Saab

Një fustan mbrëmjeje i zbukuruar me temina dhe fije ari. Janë dashur 3 muaj punë dhe 2 metra qime kali. Në tërësi ka 4000 temina dhe fustani peshon 2 kile.

Viktor&Rolf

“Jo”- një fustan jo i zakonshëm, jo vetëm në dukje por edhe përbërje. Disa shtresa frudash janë të thurura me njëra tjetrën. Ndërsa për “NO” janë dashur 18 shtresa tyli. Për këtë krijim u deshën 265 orë dhe 8 km tyl.

Chanel

Një fustan i gjatë i zbukuruar me xixa rozë dhe lule, i mbuluar me dorë me qeramikë pudër dhe me pendë të lyera në tre nuanca të grisë. Ka 2700 petale lulesh, 6500 pendë dhe 330000 fije kashte. Më shumë se 2075 orë janë dashur për të përfunduar këtë super krijim.

Valentino

I gjithi i punuar me dorë dhe i mbuluar me xixa jeshile. 6.3 kg të tilla!