Këto syze dielli do të bëjnë namin këtë vit – AlpeGossip
Këto syze dielli do të bëjnë namin këtë vit

Këto syze dielli do të bëjnë namin këtë vit

Kur vjen puna tek zyzet e diellit zakonisht bëhemi shumë tekanjosë. Ato duhet të jenë të bukura, të përshtatshme me anatominë tonë të fytyrës, të kombinueshme dhe mbi të gjitha mbrojtëse ndaj diellit. Ama këtë vit duket se do të eksperimentojmë pak me syzet, pasi këto modele që ne do t’ju tregojmë aktualisht po bëjnë namin.

1. Syzet mace

 

Megjithëse jo tamam të këtij viti, syzet mace vazhdojnë të jenë në modë. Me ngjyra të ndryshme dhe tejet komode, ky model syzesh do të jenë çelësi i një look-u “Pin Up”.

2. Ovalet

Nëse keni një fytyrë të gjatë syzet ovale janë zgjedhja e përsosur. Përveçse të bukura ato duket se nuk do të dalin asnjëherë nga moda.

3. Aviator

Zyzet e aviatorëve janë lehtësisht të evidentueshme dhe tepër komode. E kush nuk do të donte që në një palë zyze të kishte të vendosur edhe xhamat e diellit edhe ato të leximit?

4. Transparente

Për të gjithë ata që pëlqejnë syzet me xhama optikë, kjo pranverë do të jetë e juaja. Të gjithë njerëzit e famshëm po mbajnë zyze optike edhe pse ndonjëherë me xhama zero. Është koha kur syzet optike janë më në modë se kurrë.

5. Të vogla të vogla

Në fakt deri më tani ishim mësuar me zyzet e diellit të cilat i ngjanin një xhami makine. Syzet e mëdha të errëta dhë me skelet të trashë këtë vit do të jenë një “Jo” e madhe. Kështu që kur të dilni për të blerë syzet e rradhës përpiquni t’i zgjidhni ato sa më të vogla të jetë e mundur.