Ka nisur mbrëmjen e sotme emisioni i shumëpritur “Në kurthin e Piter Pan” një emision i dedikuar tërësisht fëmijëve me talent dhe aftësi të jashtëzakonshme, me produksionin e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.
Alketa Vejsiu hyri në skenë me dy bebe binjake të cilat sapo panë publikun u trembën dhe nisën të qanin.
Më pas hyri edhe Rudina Dembacaj e cila tha se është dadoja e binjakeve, por as ajo nuk mundi t’i pushonte.
Më pas Alketa dhe Rudina i morën binjaket në krahë dhe vogëlushet pushuan së qari.
Paneli i emisionit “Në kurthin e Piter Pan” do të përbëhet nga 10 fëmijë që do të provokojnë me pyetjet e tyre çdo të ftuar.