VËMËNDJE GOCA! Nëse keni probleme me celulitin, këto janë katër ushqimet që duhet t’i shmangni patjetër – AlpeGossip
VËMËNDJE GOCA! Nëse keni probleme me celulitin, këto janë katër ushqimet që duhet t’i shmangni patjetër

VËMËNDJE GOCA! Nëse keni probleme me celulitin, këto janë katër ushqimet që duhet t’i shmangni patjetër

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës. Celuliti tanimë është kryefjala e shumë trajtimeve estetike të stinës së verës, ndonëse beteja e vërtetë me këtë problem duhet kryer në tryezë. Mbipesha është një faktor kontribues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë që njerëzit që kanë celulit janë domosdoshmërisht mbi peshë.

Karbohidratet e përpunuara
Inflamacioni është një problem që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen e të përthithin lëngje dhe toksina.
Një gjë e tillë përkeqëson qarkullimin ndërkohë që toksinat shpërbëjnë kolagjenin dhe elastinën që mundësojnë tonifikimin dhe butësinë e lëkurës. Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe celulit. Në këtë kategori futen produktet si ëmbëlsirat, drithërat, pijet e gazuara, buka dhe makaronat.

Ushqimet e gatshme
Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit. Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripë. Këtu përfshihen: patatinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produktet e përpunuara të mishit e të tjerë.

Kripa
Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore. Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës. Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumin e kripës dhe mos ta teprojmë me të.

Celuliti përkeqësohet me kalimin e moshës dhe ndikohet shumë nga hormonet. Celuliti shfaqet më shumë gjatë pubertetit, shtatzanisë dhe pas menopauzës. Në shumë raste, celuliti është i shkruar në gene dhe në raste të tjera shkaktohet nga mungesa e aktivitetit fizik.