Kjo grua padyshim është shumë me fat.
Deborah Brown nga Richmond, Virginia fitoi 30 herë lotarinë brenda një dite. Ajo bleu 30 bileta me kombinimin e numrit fitues 1-0-3-1, njoftoi NBC News. Gruaja mori në shtëpi një shumë në total prej 150 mijë dollarë.
Fillimisht Brown bleu 20 bileta për 1 dollarë dhe më vonë shkoi të blinte edhe 10 të tjera.
Për secilën biletë, ajo fitoi një çmim prej 5,000 dollarë.
Deborah u shpreh se pothuajse pësoi infarkt në zemër kur mësoi për fatin e saj të pabesueshëm.
Shanset për të kombinuar të katërt numrat në këtë mënyrë janë 1 në 10,000, sipas Virginia Lottery.